Botë, ç’botë
Me jetu a me nejt i kotë.
Me jetu n’hijen tane, tuj e shiku hijen e tjetrit.
Gjërsa errësira të errësoj shpirtin tënd,
Mendimet strukën e ndjenjat fudosen sa s’ka më.
Ishim, u bëmë, e s’jemi.
Tre kapituj, secili më i vrazhdë se tjetri.
E pastaj?
I referohemi jetës për të qenurit gjallë.
Luftojmë me vetën gjërë në misherim.
Vrasim ëndërrat e momentet.
Truri s’jeton më, e kujtimet?
As ato, më në fund, u mposhtën.
Më në fund, të lirë. E çfarë lirie?
Ndjek hapat, teksa ecën rrugës.
Numëron klithmat e korbit.
Rrugë e gjatë në natë të gjatë.
I strukur në vetminë e pafund,
S’ndjen më asgjë.
Si një i vrarë i gjallë, brenda një shpirti të vdekur.
Udhëtar i rrugës së zymtë të jetës,
Teksa ëndërron praninë e fiton vetminë.
Vazhdon ecjen deri në cirkun në fund të rrugës.
Takon miq e simpati, aktorë të pandashëm të jetës.
Varg i renditur me fytyra e maska të qëndisura mirë.
Pëshpëritje të njëpasnjëshme, zëra të quditshëm.
Ofrohësh për të qenë tjetër, mirëpo zgjedh për të qenë vetja.
Fakt i rëndë?
Realizon që nuk je i barabartë, aty e ky cirk s’është për ty.
Lë pas ata që takove,
Kthehësh mbrapa për të vazhduar rrugëtimin tënd.
Në mesin e errësirës, pa dritë,
I shoqëruar nga hija jote dhe e hanës.
Ndëgjon zhurmen e hapave tu të ngadaltë.
Teksa shikon zhytjen e këpucëve tua në baltën e zezë të tokës.
E imagjinon?
Vetën i groposur.
Jo i tëri, por pak nga pak.
S’kërkon ndihmë. Edhe po kërkove, nuk gjen dot.
Pret nga koha? Cila kohë?
S’realizon që je në natën e zymtë e të pafund.
Strukësh në ëndërra.
Tanimë, si një shpirt i vdekur e trup i gjallë.
S’ekziston, s’frymon, dhe je i tillë.
Trup i ngrirë pa ekzistencë.
Kujtim i hidhur e i mprehtë.
Ky ishe ti, i panjohuri dhe i veqanti i vetës tënde.